Akuzohet për korrupsion, ish-kryeministri i Pakistanit Khan dënohet me tre vjet burg

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i rrëzuar i Pakistanit, Imran Khan, është dënuar me tre vjet burg për akuza për korrupsion. Një gjykatë në Islamabad e shpalli atë fajtor për mosdeklarimin e parave që kishte fituar nga shitja e dhuratave shtetërore. Ai i mohon akuzat dhe thotë se do të apelojë.

Gjykatësi urdhëroi arrestimin e tij të menjëhershëm dhe ish-kryeministri është dërguar në paraburgim nga shtëpia e tij në Lahore. Khan u zgjodh në vitin 2018, por u rrëzua në një votë mosbesimi vitin e kaluar. Ndërsa vendimi i gjykatës u njoftua, një turmë, e cila përfshinte disa avokatë prokurorë, filloi të thërriste “Imran Khan është një hajdut” jashtë ndërtesës.

Në maj, Khan u arrestua pasi nuk u paraqit në gjykatë siç kërkohej. Më pas ai u la i lirë, me arrestimin e shpallur të paligjshëm. Që atëherë, partia e tij ka qenë nën presion të madh nga autoritetet. Shumë zyrtarë të lartë janë larguar dhe mijëra mbështetës janë arrestuar, të akuzuar si të përfshirë në protestat që pasuan arrestimin e zotit Khan.

Share This Article