Akuzohet për përdhunimin e një të miture, policia jep 5000£ për këdo që jep informacione për shqiptarin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ron Domi, i njohur edhe si Alex Brussels është një 21-vjeçar që ka vënë në alarm autoritetet britanike pasi është në listën e pesë më të kërkuarve sepse akuzohet për përdhunimin e një të miture. Mediat britanike shkruajnë se autoritetet janë të gatshëm të ofrojnë një shpërblim prej 5 mijë paundësh kundrejt çdo personi që jep informacione në lidhje me vendndodhjen e shqiptarit.

Domi akuzohet se ka përdhunuar një adolesheten më 23 tetor të vitit 2022, në zonën Bramingham Woods të qytetit midis orës 11:30 dhe 14:30. Domi përshkruhet si një person me trup të dobët, gjatësi mesatare, flokë kafe dhe pak mjekër.

“Këta individë të kërkuar kanë arritur t’i shmangen drejtësisë për një kohë të gjatë. Janë rrezik dhe duhen gjetur. Këta të arratisur mund të jetojnë ose fshihen pranë jush, kështu që nëse njihni ndonjë prej tyre, ju lutemi na kontaktoni urgjentisht. Nëse jeni të interesuar për një shpërblim deri në 5000 £, kërkoni një kod unik shpërblimi kur të kontaktoni bamirësinë tonë”, deklaroi drejtori i operacioneve të Crimestoppers, Mick Duthie.

Kushdo që ka informacione mbi vendndodhjen e tij, mund të kontaktojë policinë në numrin 999, duke cituar numrin e referencës 40/61577/22. Ju gjithashtu mund të telefononi Crimestoppers në mënyrë anonime në 0800 555 111

Share This Article