Akuzoi partnerin shqiptar se e dhunoi dhe i dha pilula për të humbur foshnjën, flet 19-vjeçarja pas lirimit të tij: Kam frikë se mund të më dëmtojë, më kishte paralajmëruar se nëse…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

27-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se dhunoi dhe detyroi partneren e tij të merrte pilula për të abortuar foshnjën, u la i lirë me kushte kufizuese.

Partneri i vajzës së re, për të cilën pretendon se është abortuar me forcë, ka mohuar gjithçka duke thënë se 19-vjeçarja i ka marrë vetë pilulat.

Pas lirimit, ka folur për mediat greke e reja, duke thënë se ka frikë se 27-vjeçari do ta dëmtojë atë dhe gjyshen e saj.

“Më frikëson aq shumë që ai u lirua, ai mund të më dëmtojë mua ose gjyshen time. Ai na tha se nëse shkon në burg do të na dëmtojë. Unë nuk e di çfarë të them. Ky njeri nuk ndjen keqardhje për vrasjen e fëmijës tim?’ tha 19-vjeçarja.

Në lidhje me gjyshen, të cilën 27-vjeçari e akuzon se nuk e do për shkak të origjinës, 19-vjeçarja tha: “Mund të dëmtojë dhe gjyshen time, sepse thotë se është shqiptar. Gjyshja ime ka pagëzuar një vajzë nga Shqipëria, nuk ka pasur kurrë një qëndrim racist ndaj askujt”.

Share This Article