Miliarderi Sun Dawu, kritik i madh i qeverisë kineze u dënua me 18 vite burg të mërkurën, i akuzuar për “nxitje sherresh dhe provokim trazirash”. Sun u arrestua në mars të këtij viti.
Kompania e tij, “Hebei Dawu Agricultural”, ka punësuar në bujqësi dhe blegtori 9000 persona, të cilët janë të përqendruar në industrinë e përpunimit të ushqimit, pularisë dhe industri të tjera. Ai është gjithashtu u famshëm sepse nuk i ka kursyer kurrë kritikat ndaj Partisë Komuniste të Kinës. Përveç burgut, ai u dënua edhe me një gjobë prej 3,11 milionë yuan, ose 480 mijë dollarë.
Sun është një prej pak personave në Kinës që kanë akuzuar publikisht qeverinë se është përpjekur të mbulojë përhapjen e gripit të derrit afrikan në vitin 2019, një epidemi që vlerësohet se i ka marrë jetën më shumë se 100 milionë derrave në vend.
Dënimi i Sun vjen ndërsa qeveria ka rritur presionin ndaj sipërmarrjeve private në Kinë, të cilat nuk pranojnë të jenë nën kontrollin e qeverisë.