VIDEO/ Alarm në aeroportin e Londrës, evakuohen të gjithë pasagjerët në terminal

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Terminali Jugor i Aeroportit Gatwick në Londër është evakuuar paraditen e kësaj të premteje për shkak të një incidenti sigurie. Mediat e huaja raportojnë se shkak për mbylljen është bërë zbulimi i një sendi të dyshimtë gjatë kontrolleve rutinë të bagazheve të pasagjerëve.

Policia e Sussex dërgoi në vendngjarje një ekip për asgjësimin e eksplozivëve si masë paraprake.

Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), Aeroporti Gatwick theksoi: “Siguria e pasagjerëve dhe stafit tonë mbetet prioriteti ynë i parë. Ne po punojmë shumë për ta zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur.”

Një pasagjer, i cili sapo kishte mbërritur në Gatwick, tha se i gjithë terminali u evakuua menjëherë, përfshirë edhe pasagjerët e sapombërritur.

“Mbërrita me një fluturim rutinë. Kalova në doganë dhe mora vesh që po evakuojnë të gjithë aeroportin. Edhe personat që kaluan sigurinë po nxirren jashtë,” deklaroi ai. Sipas tij, trenat janë ndalur dhe rreth 1000 persona po presin në rrugët dhe parkingjet përreth.

Gjithashtu, kompania Gatwick Express, e cila ofron shërbime trenash drejt aeroportit, ka pezulluar operacionet deri në një njoftim të dytë. Në një deklaratë, kompania tha: “Policia dhe shërbimet e urgjencës po merren me një incident në aeroport. Për momentin, stacioni dhe aeroporti janë duke u evakuuar. Ne do t’ju këshillonim të shtyni udhëtimin tuaj deri më vonë këtë mëngjes.”

https://www.facebook.com/albukofficial/videos/1293171298797610
Share This Article