‘Alarm’ në aeroportin e Zyrihut, një avion me destinacion Çikagon anulon ngritjen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një fluturim i United Airlines me destinacion Çikagon u detyrua të ndërpriste ngritjen në Aeroportin e Zyrihut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 9:45 dhe aeroplani qëndroi i bllokuar për më shumë se 45 minuta në pistën 16, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Telegrafi.

Të gjitha automjetet emergjente rrethuan aeroplanin, ndërsa brigada zjarrfikëse ndërhyri menjëherë.

Ndërkohë raportohet se pasagjerët u evakuuan nga zjarrfikësit dhe u dërguan sërish në terminal.

Autoritetet konfirmuan se aeroplani kishte goma të shfryra dhe nuk mund të largohej vetë nga pista.

Aeroporti konfirmoi evakuimin, por nuk dha detaje mbi arsyet e sakta të incidentit.

Mediat theksojnë se dyshohet për një defekt teknik ose një emergjencë mjekësore.

Share This Article