Kombëtarja shqiptare ka hasur vështirësi të papritura gjatë përgatitjeve për përballjen e shumëpritur ndaj Serbisë, që do të luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”.
Sulmuesi Rey Manaj ka kaluar një situatë shqetësuese shëndetësore, pasi ka përfunduar në spital për shkak të një helmimi, i cili i shkaktoi temperaturë të lartë dhe nevojë për trajtim me serume për tre ditë radhazi.
Fatmirësisht, lojtari është rikuperuar pjesërisht dhe është rikthyer në stërvitje të enjten, megjithëse ka punuar në mënyrë të diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës.
Ndërkohë, trajneri Sylvinho po vazhdon të eksperimentojë me alternativat për repartin ofensiv, duke testuar në majë të sulmit Armando Brojën dhe Mirlind Dakun, në një përballje që pritet të jetë mjaft e ndezur jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.