Alarm në Rinasit, një pako e dyshimtë ngre në këmbë policinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një pako e dyshimtë është konstatuar në zonën e kargos në aeroportin e Rinasit. Menjëherë janë organizuar Njësia Antieksploziv e Repartit Special RENEA dhe policia e shtetit, të cilat kanë bërë verifikimet përkatëse, dhe në fund ka rezultuar se pakoja nuk kishte probleme.

“Rinas/Informacion paraprak: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas janë njoftuar se gjatë skanimit të disa pakove në ambientet e godinës së Kargos, është konstatuar një pako e dyshimtë.

Menjëherë pas njoftimit, janë kryer të gjitha veprimet procedurale për sigurinë e shtetasve që ndodheshin në këto ambiente apo pranë tyre.

Nga veprimet e shpejta ekzaminuese, të kryera nga Njësia Antieksploziv e Repartit Special RENEA, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Drejtorisë së Antiterrorit, rezultoi se pakoja nuk kishte probleme.

Grupi hetimor vijon veprimet verifikuese, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Rinasit.

Share This Article