Alarm për sulm ajror u shpall në të gjithë Ukrainën mëngjesin e sotëm pas raportimeve për një fluturim MiG-31K nga territori bjellorus, i cili mund të mbajë raketa hipersonike Kinzhal.
Ai u ngrit nga fusha ajrore Machulishi në Bjellorusi, ndërsa një avion luftarak u ngrit nga baza ajrore Baranovichi pak më herët.
Kjo raportohet nga UNIAN, ndërkohë që qytetarëve iu kërkua që të shkojnë menjëherë në strehimore dhe të qëndrojnë të sigurt deri në përfundimin e alarmit.
Ndërkaq ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se SHBA dhe NATO duan të dominojnë zonën e Azi-Paqësorit. Duke folur para gazetarëve në në samitin e ASEAN të mbajtur në Phnom Penh, ai tha se SHBA dhe NATO po e militarizojnë këtë zonë me qëllim frenimin e interesave të Kinës dhe Rusisë.
Situata humanitare në Kherson është e rëndë, mungon uji, ilaçet dhe buka, sepse furrat nuk mund të përdoren pa energji elektrike. Alarmi u dha nga kryebashkiaku i Roman Holovnia, i cili theksoi se ushtria ruse shkatërroi të gjitha infrastrukturat para se të tërhiqej nga qyteti.