Alarm për bombë në 20 shkolla të Beogradit, evakuohen nxënësit ne disa prej tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një e-mail i cili pretendohet se kërcënonte për bombëvënie, tashmë e kanë pranuar menaxhmenti i mbi 20 shkollave në Beograd, ku menjëherë kanë reaguar nga ministria e Punëve të Brendshme dhe Shërbimi Sekret i Serbisë (BIA).

Nxënësit dhe punonjësit e shkollave janë evakuuar nga disa shkolla, derisa policia dhe ekipet anti-eksploziv janë duke e kontrolluar çdo klasë.

“Një situatë e ngjashme ka ndodhur në Mal të Zi. Policia jonë fillimisht do t’i analizojë kërcënimet, ndërsa nxënësit dhe punonjësit e shkollave nuk do të kthehen nëpër klasa derisa policia konfirmon se është sigurt”, tha nënkryetari i qeverisë Branko Ruzhiq.

E alarmi për bombë po arrin nga çasti në çast, ku si pasojë është krijuar një situatë paniku në kryeqytetin e Serbisë.

Nga orët e para të mëngjesit ku pati alarm për bombë – fillimisht ishin raportuar në pesë shkolla, e më pas edhe në 14 tjera.

Share This Article