Alarm për bombë në avionin që udhëtonte drejt Athinës, shoqërohet nga dy avionë luftarakë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet greke janë vënë në alarm mbrëmjen e së dielës pas një alarmi për bombë në një avion pasagjerësh të kompanisë ‘Ryanair’, i ishte duke u ulur në aeroportin ndërkombëtar të Athinës.

Forca të shumta policie, të udhëhequra nga antiterrori, rrethuan aeroportin kryesor të Greqisë dhe kryen kontrolle të imtësishme pa arritur të gjejnë diçka të dyshimtë.

Sipas zyrtarëve, piloti i avionit Boeing 737, me rreth 190 persona në bord njoftuar më herët autoritetet për një mjet të mundshëm shpërthyes në bord.

Avioni po fluturonte nga qyteti i Katovicës në Poloni drejt Greqisë, pas dhënies së alarmit ai u shoqërua nga dy avionë luftarakë.

Me të mbërritur në pistë, policia kreu nën masa shumë të forta sigurie kontroll te pasagjerët dhe bagazhet e tyre.

Share This Article