Alarm për bombë në një shkollë në Prishtinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër alarm për bombë ka ngritur në këmbë policinë e Kosovën, mëngjesin e kësaj të mërkure.

Policia e kryeqytetit të Kosovës bën me dije se ka marrë një e-mail për vendosjen e një bombe në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Efektivët shkuan menjëherë në vendngjarje, evakuuan nxënësit dhe personelin dhe vendosën një perimetër sigurie, rreth shkollës.

Më pas, pas kontrolleve, Policia e Kosovës tha se nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes në këtë objekt.

Një alarm për bombë përmes postës elektronike u dha një ditë më parë edhe në objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Share This Article