Alarm për sulm terrorist/ Evakuohet aeroporti i Hamburgut në Gjermani, pezullohen fluturimet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një alarm për sulm të mundshëm terrorist ka shkaktuar panik në gjithë aeroportin e Hamburgut në Gjermani.

Bëhet me dije nga burimet për mediat aeroporti i Hamburgut pezulloi përkohësisht të gjitha fluturimet (në hyrje dhe dalje) sot ne bazë të kërkesës nga policia federale. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, një zëdhënës i aeroportit tha se aeroporti kishte marrë një kërcënim për të sulmuar një aeroplan me origjinë nga Teherani.

Një aeroplan, i cili u ul në aeroportin gjerman rreth orës 12:20 (me orën lokale), në bord ndodheshin 198 pasagjerë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit. Mësohet se pasagjerët janë dërguar në një portë të veçantë.

Përveç disa forcave ushtarake, në vendngjarje ndodhet edhe shërbimi zjarrfikës.

Share This Article