Alarm sigurie në aeroportin Gatwick të Londrës, evakuohet terminali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pjesa më e madhe e terminalit jugor në aeroportin Gatwick të Anglisë është evakuuar pas një “incidenti sigurie”. Kështu raportojnë mediat në Mbretërinë e Bashkuar sipas të cilave kanë ndërhyrë policia dhe shërbimet e urgjencës.

Aeroporti, i cili është i dyti më i ngarkuar në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se po heton dhe incidenti është “në vazhdimësi”.

“Siguria e pasagjerëve dhe stafit tonë mbetet prioriteti ynë kryesor. Ne po punojmë shumë për ta zgjidhur çështjen sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë aeroporti.

Pamjet në mediat sociale të marra jashtë aeroportit treguan turma udhëtarësh që po largoheshin nga ndërtesa e terminalit.

Pak më parë, policia e Londrës kishte njoftuar se kishte shpërthyer një “paketë të dyshimtë” pranë ambasadës amerikane në qendër të kryeqytetit britanik.

Në profilin e tij Scotland Yard flet për një “shpërthim të kontrolluar” dhe se është paralajmëruar për një “incident që ka ndodhur pranë” selisë diplomatike, që ndodhet në distriktin Nine Elms, në bregun jugor të lumit Thames.

“Një kordon paraprak është vendosur në zonë ndërsa oficerët hetojnë paketën e dyshimtë,” lexohet në postim.

Share This Article