ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zarah Sultana merr drejtimin e kompanisë që mbante 800,000 £ në donacionet e Your Party pas një debati të madh 3 hours ago
Kina nuk ka interes të mbledhë të ashtuquajturat informacione inteligjence mbi parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar – zëdhënësi Ministrisë së Jashtme të Kinës 3 hours ago
Bora godet LONDRËN (video) 3 hours ago
Mbretëria e Bashkuar dëshiron një marrëveshje për aksesin në fondin e mbrojtjes të BE-së, por ‘jo me çdo çmim’ 4 hours ago
Starmer do të përballet me PMQ-të e para mes shqetësimeve të deputetëve të prapavijës për shtypjen e azilit 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

“Alarmi i kuq” për valën e të nxehtit pasi temperaturat po arrijnë në nivele ekstreme në të gjithë Evropën

albnews by albnews
18 July, 2022
in Bota
0
“Alarmi i kuq” për valën e të nxehtit pasi temperaturat po arrijnë në nivele ekstreme në të gjithë Evropën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveritë në disa pjesë të Evropës kanë lëshuar paralajmërime për nxehtësinë ekstreme, me temperatura të parashikuara deri në +40°C në disa pjesë të kontinentit.

Për shembull në Mbretërinë e Bashkuar, Met Office ka lëshuar paralajmërimin e parë “të kuq” për nxehtësinë ekstreme, duke paralajmëruar se ekziston një “rrezik për jetën”, shkruan Euronews.

RelatedPosts

WhatsApp zbuloi lehtësisht numrat e telefonit të 3.5 miliardë njerëzve

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, merr pjesë në darkën që Trump shtron për nder të Princit saudit

“Jemi nën sulm”/ Ministri italian i Mbrojtjes akuzon Rusinë për luftë hibride

Alarmi mbulon pjesë të mëdha të Anglisë të hënën dhe të martën kur temperaturat mund të tejkalojnë +40°C për herë të parë që nga fillimi i regjistrimeve – duke paraqitur rrezik për sëmundje serioze dhe madje edhe vdekje në mesin e disa njerëzve.

Ndryshe, temperatura më e lartë britanike është +38,7°C, rekord i vendosur në vitin 2019.

Si pasojë, pasagjerët hekurudhor dhe përdoruesit e metrosë së Londrës janë këshilluar të mos udhëtojnë të hënën dhe të martën, përveç nëse është absolutisht e nevojshme; ndërsa shkollave dhe shtëpive të kujdesit u është kërkuar të ndërmarrin hapa për të mbrojtur nxënësit dhe të moshuarit që janë veçanërisht të prekshëm nga temperaturat e larta.

“Alarmet e kuqe” u përhapën në të gjithë Francën

Météo-France tani ka shtrirë alarmin e saj të kuq të valës së të nxehtit në më shumë se një duzinë departamente, duke paralajmëruar për “kushte të rrezikshme me intensitet të jashtëzakonshëm” dhe duke parashikuar se do të thyhen rekordet e temperaturës së lartë.

“Pesëmbëdhjetë departamente në bregdetin e Atlantikut janë vendosur në alarmin e kuq të valës së të nxehtit. Vigjilenca portokalli e valëve të të nxehtit është shtrirë në veri dhe në qendër të vendit në gjithsej 51 departamente”, shkroi Météo-France në buletinin e saj të mëngjesit të së hënës.

Ndërkohë në Spanjë ka pasur 360 vdekje që i atribuohen të nxehtit në javët e fundit me temperatura që arrijnë +46°C; ndërsa në Portugali deri në 659 persona kanë vdekur gjatë javës së kaluar me rritjen e temperaturave.

Veç këtyre vapa ekstreme po shoqërohet nga një krizë zjarresh që ka shtyrë autoritetet të evakuojnë pjesë të Francës, Spanjës dhe Portugalisë. /Telegrafi/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zarah Sultana merr drejtimin e kompanisë që mbante 800,000 £ në donacionet e Your Party pas një debati të madh

Zarah Sultana merr drejtimin e kompanisë që mbante 800,000 £ në donacionet e Your Party pas një debati të madh

19 November, 2025
Kina nuk ka interes të mbledhë të ashtuquajturat informacione inteligjence mbi parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar – zëdhënësi Ministrisë së Jashtme të Kinës

Kina nuk ka interes të mbledhë të ashtuquajturat informacione inteligjence mbi parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar – zëdhënësi Ministrisë së Jashtme të Kinës

19 November, 2025
Bora godet LONDRËN (video)

Bora godet LONDRËN (video)

19 November, 2025
Forcat britanike u vendosën për të gjurmuar anijen ruse të spiunazhit në buzë të ujërave të Mbretërisë së Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar dëshiron një marrëveshje për aksesin në fondin e mbrojtjes të BE-së, por ‘jo me çdo çmim’

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result