Alarmi në Rusi, shëndeti i Navalnyt po përkeqësohet ndjeshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkëpunëtorët e Aleksei Navalnyt kanë dhënë alarmin e thonë se shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm.

Ata druhen se jeta e kritikut të Kremlinit është sërish në rrezik. Vendndodhja e liderit opozitar është “e panjohur” e madje as avokatët e tij nuk janë lejuar ta takonin në 24 mars, pavarësisht se kjo ishte planifikuar përpara.

“Jemi të shqetësuar për përkeqësimin e shpejtë të gjendjes së tij shëndetësore”, shkroi Maria Pevchikh, shefja e hetimeve në Fondacionin Kundër Korrupsionit të Navalnyt. Ai vetë e pohoi përpara disa ditësh se po e dërgonin në një burg në qytetin Pokrov, të cilin më shumë e përshkruan si “një kamp përqendrimi”.

Burgu IK-2 është një nga institucionet më famëkeqe të Rusisë me një regjim shumë të rreptë.

“Ne druhemi se Navalny është transferuar ndoshta në spitalin e burgut dhe administrata po përpiqet ta fshehë këtë. Kemi frikë për jetën e tij dhe kërkojmë qasje të menjëhershme për avokatët”, tha Pevchikh.

Share This Article