Alarmi për meningitin në Britani, autoritetet: Vaksina “Bexsero” mbron nga bakteri që po sëmur të rinjtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet shëndetësore britanike thanë të premten se analizat e hershme laboratorike kanë treguar se vaksina që po u ofrohet studentëve duhet të mbrojë kundër llojit të meningjitit që qëndron pas një shpërthimi në juglindje të Anglisë, i cili ka shkaktuar dy viktima e 29 te infektuar.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar tha se ky lloj bakteri i përket një grupi meningo-kokësh të njohur si ST-41/44, i cili ka qarkulluar në vend vitet e fundit. Konfirmimi se vaksina Bexsero mbulon këtë lloj ka dhënë “siguri të rëndësishme”, tha agjencia, ndërsa analizat e mëtejshme do të vazhdojnë.

Siç bëhet e deri tani 2360 persona janë vaksinuar dhe rreth 9840 kura me antibiotikë janë administruar si pjesë e përgjigjes ndaj situatës. Deri të enjten në mbrëmje, ishin konfirmuar 18 raste dhe 11 të tjera ishin në hetim. Në një deklaratë për mediat, drejtori i shëndetit publik i Këshillit të Qarkut Kent ku kane shpërthyer rastet, tha se mund të ketë “disa raste sporadike familjare jashtë Kentit”. 

Share This Article