Alarmohet Bullgaria, autoritetet zbulojnë një dron me municione shpërthyese

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bullgaria ka zbuluar në territorin e saj një dron që mban një pajisje shpërthyese, raporton “Politico”. Droni është zbuluar gjatë fundjavës në qytetin verior Tyulenovo në brigjet e Detrit të Zi.

Ministria e Mbrojtjes së Bullgarisë ka njoftuar të hënën se ka dërguar njësitet e specializuar për ta shkatërruar dronin.

Tyulenovo gjendet rreth 30 kilometra nga kufiri me Rumaninë dhe qindra kilometra nga portet ukrainase në Danub të cilat Rusia po i bombardon.

Ministria e Mbrojtjes së Bullgarisë ka thënë se është dërguar një ekip prej pesë personave nga Baza në Varna, për ta asgjësuar dronin.

Qytetarët kanë zbuluar dronin të dielën pasdite. Hetuesit zbuluan edhe municion shpërthyes 82 milimetra që ishte brenda dronit.

Share This Article