Sot
Shqipëria e Madhe ka frikësuar Beogradin dhe Athinën. Serbia dhe Greqia po përpiqen të ndalojnë rritjen e rolit të shqiptarëve në rajon, fenomen i cili po mbështetet nga SHBA. Nga paniku i Shqipërisë së Madhe, Serbia dhe Greqia po përpiqen të ndalin këtë fenomen, duke kërkuar shpërbërjen e Maqedonisë. Disa ekspertë të rajonit janë shprehur për gazetën serbe “Novosti” se, Shqipëria e Madhe nuk është një projekt i parealizueshëm, praktikisht funksionon që tani. Ata madje thonë se më vonë gjithçka do të bëhet “çështje e mbyllur” dhe kjo do të ndodhë pa asnjë konflikt madhor mes shteteve të rajonit. Ndërsa politologia kroate Jadranka Poloviç, thotë se, Hillari Klinton vizitoi rajonin dimrin e kaluar ku vetëm në Maqedoni nuk vajti. Kjo sipas saj ishte “dënim me vdekje” për këtë shtet dhe “Shqipëria e Madhe” do të nisë me shpërbërjen e Maqedonisë.
Analisti politik grek, Dimitris Panatojakis, thotë se shqiptarët presin që bashkimi i tyre në një shtet të ndodhë në vitin 2026. Sipas tij Uashingtoni dhe Brukseli kanë shpenzuar shumë për këtë qëllim. Ai thotë se ndoshta “Shqipëria e Madhe nuk do të jetë formale por legalisht dhe praktikisht ajo funksionon që tani sepse kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërinë nuk ekzistojnë dhe mes Kosovës dhe Maqedonisë ato janë më shumë imagjinarë se sa real. Historiani dhe politologu serb, Dragan Petroviç thotë se ky projekt ka mbështetjen e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe një pjesë të mirë të Gjermanisë. Por ai thotë se, nëse vendet e rajonit, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia bashkëpunojnë atëherë faktori shqiptar nuk do të ketë shanse të realizojë këtë projekt. Vendet që sipas tij nuk e mbështesin këtë koncept janë Franca, Spanjë, Italia, Sllovakia dhe Rumania
Shqipëria e Madhe
E përditshmja New York Times në një artikull, marrëveshja e nënshkruar mes Serbisë dhe Kosovës vleftëson agjendën e dhunshme nacionaliste të “Serbisë së Madhe” të promovuar nga Sllobodan Millosheviçi, i cili vdiq në burg në vitin 2006, ndërsa përballej me akuzat për krime lufte. Kjo gjithashtu, thuhet në artikull, inkurajon aspiratat për një “Shqipëri të Madhe” në mesin e shqiptarëve etnikë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Por, gazeta thekson se marrëveshja nuk do t’i pajtojë dy kombet ballkanike, e as nuk do t’i ndihmojë ato që të fitojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Për t’i bërë gjërat edhe më keq, të dy shtetet thanë në këtë javë se nuk mund të pajtohen për një afat kohor për zbatimin e marrëveshjes”, shkruan David L. Phillips, drejtor i Programeve në Institutin për Studimin e të drejtave të Njeriut, në Universitetin Columbia, është edhe autor i “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia Detyruese dhe Intervenimi i SHBA-së”. “NYT” thekson se kjo pengesë nuk është asgjë krahasuar me shkallën e masakrave të Ballkanit në vitet e ’90-ta, por përfaqëson një dështim të vazhdueshëm për ta lënë pas të kaluarën e trazuar dhe për të vazhduar drejt integrimit me pjesën tjetër të Evropës.
Marrëveshja Serbi-Kosovë
Marrëveshja, e nënshkruar më 19 prill, pranon se Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2000, ka një rol të vazhdueshëm në mbrojtjen e interesave të serbëve në veri të Kosovës. Në fakt, ajo ndan Kosovën në zonë qendrore me shqiptarët dhe me një shtojcë serbe. Shumica e 1.7 milionë banorëve të Kosovës janë shqiptarë të përkatësisë myslimane, por një pjesë e konsiderueshme e serbëve dhe të pakicave ortodokse në veri kanë mbrojtjen e NATO-s dhe janë autonomë nga qeveria kombëtare.
Gazeta Sot