Alarmoi para Banjskës, deputetja britanike: Kërcënimi në Ballkan, gjithmonë i pranishëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, i ka bërë thirrje autoriteteve të shtetit të saj që të mos e largojnë vëmendjen nga Ballkani pasi kërcënimi i konfliktit mbetet gjithmonë i pranishëm.

Në një reagim në “X” ajo ka ndarë një pjesë nga fjalimi i saj në Këshillin e Evropës. Aty ka bërë thirrje që bashkësia ndërkombëtare të angazhohet për Bosnjë të sigurt dhe të qëndrueshme.

“Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i pranishëm. Javën e kaluar në Këshillin e Evropës i bëra thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bashkohet dhe të angazhohet për një Bosnjë të sigurt dhe të qëndrueshme, të rrënjosur fort në bashkësinë e Evropës, aty ku meriton të jetë”, ka shkruar ajo në “X”

Kearns duke folur për situatën në Bosnjë e Herecegovinë, përkujtoi viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe vlerësoi se paqja asnjëherë nuk duhet të merret si e mirëqenë.

Kearns ishte deputetja britanike që pati alarmuar se si në Kosovë po kontrabandoheshin armë nga Serbia dhe se ato po ruheshin në kishat ortodokse serbe. në korrik të 2023-s ajo pati thënë se transporti i këtyre armëve bëhet nëpërmjet autoambulancave.

E në shtator të po atij viti, si pasojë e një sulmi terrorist ishte vrarë në Banjskë të Zveçanit rreshteri Afrim Bunjaku. Nga këmbimi i zjarreve mes Policisë së Kosovës dhe grupit të armatosur ishin vrarë tre sulmues serbë.

Prokuroria Speciale tashmë ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për këtë rast terrorist.

Share This Article