Alarmon Merkel: Covid-19 nuk ka mbaruar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje njerëzve që të vazhdojnë të jenë vigjilentë ndaj koronavirusit.

Sipas saj rreziqet e paraqitura nga ky virus nuk mund të injorohen dhe se pandemia nuk ka mbaruar.

“Virusi që ka prekur të gjithë botën vijon të mbetet serioz. Është e thjeshtë për t’u harruar për shkak se Gjermania e ka përballuar mirë, por kjo nuk do të thotë që rreziku është shmangur“, tha kancelarja.

“Politikanët të vetëm, nuk do të jenë në gjendje t’i japin fund përhapjes së virusit, të gjithë duhet të veprojmë me përgjegjësi. Duhet ta shohim atë si detyrimin tonë të përbashkët dhe të kuptojmë se duke ndjekur rregullat dhe të kuptojmë se duke ndjekur rregullat për distancimin fizik, mbajtjen e maskave dhe higjienën e duarve, secili prej nesh kontribuon në fatin tonë të përbashkët. Të gjithë kanë fatin e të gjithëve në duart e tyre“, përfundoi Merkel.

Share This Article