Real Madrid ka humbur me rezultat 1-2 kundër Alavesit në shtëpinë e tyre të re në Alfredo di Stefano. Reali u zgjua vonë në këtë ndeshje por që në fund nuk i mjaftoi që të barazoi apo ta fitonte ndeshjen
Real Madrid ka humbur në Alfredo di Stefano kundër Alavesit 3 ditë pasi mposhti Interin në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Zinedine Zidane nuk u pa në fushë deri në minutën e 70-të të ndeshjes derisa Alaves gjatë gjithë kësaj kohe e kërkonte golin e fitores.

Lucas Perez do të shënonte për Alaves në minutën e 5-të te ndeshjes.

Pas shënimit Real Madridi reagoi me Eden Hazard dhe patën një mundësi të mirë për të shënuar por dështuan.
Eden Hazard nga ai rast do të lëndohej dhe u largua nga ndeshja në minutën e 28-të për shkak të një lëndimi.

Pjesa e parë do të përfundonte me këtë rezultat derisa në pjesën e dytë përsëri Alaves sulmonin më shumë.
Goli i dytë për Alaves ishte një dhuratë e portierit Courtois i cili ia fali një top Joselusë që shënon gol në minutën e 49-të.

Real Madridi u mundua që ta kthejë rezultatin por nuk bëri asgjë edhe pse Casemiro shënoi gol në minutën e 86-të te ndeshjes.

Rasti më i mirë për t’u barazuar rezultati ishte në minutat e fundit por topi goditi vetëm shtyllën.
Pas kësaj humbje Real Madrid është në vendin e 4-të me 17 pikë, gjashtë më pak se Atletico Madrid dhe Real Sociedad që është në vendin e parë përkatësisht të dytë.

Deportivo Alaves në anën tjetër mbetet në vendin ku ka qenë edhe para kësaj ndeshje, atë te 9 me 13 pikë pas 11 xhirove të La Ligas.