Alb Uk Tv së shpejti sjellë “Uk Albanian talent Show 2”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Televizioni i parë shqiptar në Britani të Madhe, së shpejti do të organizojë “Uk Albanian talent Show 2”.

Themeluesi i Alb Uk Tv, Helidon Kastrati ka theksuar se përgatitjet kanë filluar dhe ka premtuar se “Uk Albanian talent Show 2” do të sjellë shumë risi, do të jetë i një dimensioni shumë profesional.    

“Uk Albanian talent Show 2” është një nismë e re për të gjithë të rinjtë shqiptarë që ndodhen në Britaninë e Madhe, ku do t’u jepet mundësi të gjithë atyre që dëshirojnë ta bëjnë realitet ëndrrën e tyre, duke shfaqur talentin që kanë.

“Uk Albanian talent Show 2” është një shfaqje e madhe që mundësohet nga Alb Uk Tv, i realizuar nga drejtori artistik i televizionit, Tomorr Kokona dhe organizatoret Juliana Shalla, Edita Krasniqi dhe Ina Veneti.  

Share This Article