Alban Bushi bën dedikimin prekës për prindërit që humbën jetën tragjikisht në Greqi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një fatkeqësi ka prekur familjen e trajnerit të Shqipërisë U-21, Alban Bushi. Dy prindërit e tij humbën jetë në një aksident në Greqi.

Teksa u goditën nga një tjetër makinë nga mbrapa, fatkeqësisht plagët e marra bën që të dy prindërit e Alban Bushit të ndërronin jetë.

Së fundmi, trajneri i Shqipërisë ka ardhur me një reagim të ndierë në rrjetet sociale.

Bushi ka bërë një postim prekës, ku duket se lamtumira është shumë më e vështirë, edhe për nga mënyra se si ndodhi ngjarja.

Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën sesi ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë.

Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident me një përplasje ju hoqi fillin e jetës. Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej.

Share This Article