Alban Zeneli i PD-së rimerr mandatin e deputetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Listës së deputetët të opozitës që pranojnë marrjen e mandatit i shtohet edhe një tjetër person

Alban Zeneli është kandidati i radhës nga lista e PD që ka pranuar mandatin e deputetit, duke dalë nga radhët e selisë blu, e cila u ka kërkuar ta refuzojnë.

Alban Zeneli është në listën e PD për Qarkun e Kukësit, e ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ duke shprehur vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit.

Zeneli renditet tek ata kandidatë që kanë ndryshuar mendje, pasi ai ka firmosur lënien e mandatit në bllok. Madje në protestën e 5 marsit, ai ka marrë fjalën duke djegur publikisht mandatin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply