Albin Kurti dhe Vjosa Osmani garojnë bashkë në zgjedhje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit.

Pas marrëveshjes Kurti dhe Osmani kanë dalë në konferencë të përbashkët.

Në këtë konferencë Kurti dhe Osmani kanë bërë të ditur se do të garojnë në listë të përbashkët, raporton Gazeta Express.

Kurti ka folur para gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me Vjosa Osmanits.

Osmanit ai iu është referuar si presidente e ardhshme.

“Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet e reja jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se do të garojmë bashkë në një zyrë. Presidentja në detyrë dhe unë ish-kryeministri do të na gjeni në të njëjtin vend dhe të njëjtin qëllim”, tha Kurti duke thënë se të shtunën e dorëzojnë listën.

Ai tha se vendi ka nevojë për një presidente të re.

“Vendi ka nevojë për kryeministër dhe presidentë te re. Në këto zgjedhje që janë referendum duhet ta ligjetimojmë këtë. Kemi shumë punë përpara por edhe një fitore të madhe”, tha ai.

Share This Article