Albin Kurti e Vjosa Osmani nënshkruajnë mandatet e deputetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati për kryeminsitër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti bashkë me kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmanin sot janë regjistruar si deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ata të dy janë parë në hollin e Kuvendit të Kosovës duke vënë nënshkrimet e tyre si deputetë të ardhshëm të legjislaturës së VII.

Kurti pasi është regjistruar tha se po punojnë ditë e natë për të arritur marrëveshjen me LDK-në.

Ndryshe, ka disa ditë që në Kuvend të Kosovës ka filluar regjistrimi i deputetëve nga subjekte të caktuara politike, derisa, sot bëhet regjistrimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Share This Article