Albin Kurti kujton ish-krerët e UÇK-së: Po mbahen padrejtësisht në Hagë, historia do gjykojë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti nuk ka harruar pa përmendur ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë dhe për të cilët pritet të mbahet sot në Prishtinë një manifestim popullor.

Kurti e ka konsideruar si të çmuar kontributin e ish-drejtuesve të UÇK-së në një mbledhje të mbajtur sot posaçërisht në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë. “Historia do ta bëjë gjykimin e drejtë”, tha ndër të tjera shefi i ekzekutivit të Kosovës.

Vërtetë shteti, Pavarësia dhe Kushtetua janë të reja, por gjuha, kultura dhe populli ynë janë të lashtë. Shteti jonë është ndërtuar dhe qëndron për vlerat e lirisë e demokracisë, barazisë e drejtësisë, prosperitetit dhe përfshirjes. Secili qytetar pavarësisht gjuhës e etnisë, fesë apo prejardhjes është i barabartë para ligjit. Nuk mund të mos kujtojmë se përfaqësuesit që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Republikës, sot mbahen padrejtësisht në Hagë. Kontributi i secilit prej tyre për lirinë dhe pavarësinë është i çmuar dhe historia do të jetë ajo që do ta bëjë gjykimin e drejtë.  Ky vit i pavarësisë na gjen në fillim të mandatit të ri qeverisës. Punët që na presin janë të shumta por i lartë është qëllimi që kemi para vetës. Mësues e student, mjekë e punëtorë, gra e burra, vajza e djem, të gjithë duhet të japim maksimumin tonë. Këtë e presin të gjithë. Le t’i bëjmë krenar duke punuar e forcuar shtetin. Ne si kabinet qeveritar jemi vetëm instrument në realizimin e këtyre qëllimeve”, u shpreh Kurti. 

Share This Article