Albin Kurti mbërrin papritur në Tiranë, takim me Ramën në vilën qeveritare

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të martë me homologun Albin Kurti në Tiranë. Rama dhe Kurti janë parë në ambientet e vilës qeveritare 31.

Takimi mes dy kryeministrave ka qenë i papritur.

Mësohet se në takim është folur për bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë, në fushën e infrastrukturës.

Konkretisht për Portin e Durrësit, si edhe për hekurudhën Tiranë-Prishtinë. Kurti ka qenë u shoqëruar nga ministri i Financave.

Gjithashtu në fokus të bisedës ka qenë edhe rezoluta e miratuar në Kuvend kundër raportit të Dick Martyt.

Kujtojmë se takimi i fundit mes dy liderëve ka qenë në 20 qershor gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku u firmosën 19 marrëveshje.

Share This Article