Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka organizuar një pritje për bashkatdhetarët, duke theksuar rëndësinë e tyre për vendin. Në një postim në Facebook, ai u shpreh se edhe nëse mërgimtarët jetojnë jashtë vendit përkohësisht, ata mbeten gjithmonë pjesë e pandashme e kombit.
Kurti vlerësoi rolin e mërgatës si mysafirë të shtrenjtë që kthehen për të ruajtur lidhjet me atdheun dhe si partnerë të zhvillimit të Kosovës. “Nuk flasim më për ‘trurin që ikën’, por për zemrën që nuk harron”, theksoi ai, duke nënvizuar se bashkëpunimi dhe përgjegjësia ndaj vendit janë të përhershme.



Ai i mirëpriti mërgimtarët me fjalët: “Mirë se vini në shtëpinë tuaj, jemi me fat që ju kemi, e ju paçim gjithmonë!”, duke treguar angazhimin për të fuqizuar lidhjet mes diasporës dhe Kosovës.