Albin Kurti nuk heq dorë për targat dhe dokumentet serbe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërsa 1 shtatori po afron, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsëriti qëndrimin se nuk do të tërhiqet nga vendimi për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe të identifikimit.

“Autoritetet e Kosovës nuk do të pranojnë rikthimin në qarkullim të targave KS për automjetet brenda territorit të Kosovës, si dhe do të zbatojnë masa reciproke për qytetarët e Serbisë sa i përket dokumentit për hyrje/dalje”, tha Kurti.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kurti tha se Serbia nuk u tregua konstruktive në Bruksel dhe se propozimet për zgjidhjen e krizës në veri u bënë nga BE-ja.

“Në Bruksel, nuk kemi pasur angazhim konstruktiv e as propozime konkrete nga pala serbe. Katër propozime konkrete lidhur me këtë çështje ishin dhënë nga Mirosllav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë-Beograd”, përfundoi Kurti.

Share This Article