ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 4 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 4 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 9 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 9 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Albin Kurti: “Nuk ka paqe e drejtësi pa trajtuar krimet makabre mbi popullin tonë”

albnews by albnews
26 March, 2021
in Kosova
0
Albin Kurti: “Nuk ka paqe e drejtësi pa trajtuar krimet makabre mbi popullin tonë”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në raportet me Serbinë, çështja e të pagjeturve do të jetë përparësi.

“Padyshim që në raportin me Serbinë e kemi priroritet çështjen e të pagjetueve dhe krimeve të kryera gjatë luftës, pasi nuk mund të kemi ardhmëri, paqe, drejtësi dhe progres nëse nuk i trajtojmë këto krime makabre që janë kryer mbi popullin tonë”, ka thënë Kurti.

RelatedPosts

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

“Më ftoi Bukoshi, në emër të Rugovës”/ Williams dëshmon në Hagë: Surroi s’më tha asnjëherë që është kërcënuar nga Thaçi, asnjëherë

“Shoqëria në Kosovë ishte e shkatërruar”, Rubin flet për vizitat në Kosovë pas luftës

Ai këto komente i bëri gjatë homazheve te Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe.

Kurti tha se drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës nga Serbia mungon dhe është obligim institucional të ketë angazhim maksimal në këtë çështje.

Fshati Krushë e Madhe ka qenë njëri ndër vendbanimet më të goditura nga lufta në Kosovë më 1998-99. Aksioni i forcave policore e ushtarake serbe në këtë fshat nisi më 25 dhe zgjati deri më 27 mars të vitit 1999. Në këtë masakër u vranë 243 qytetarë, nga ta shtatë fëmijë, pesë gra (njëra shtatzënë) dhe kanë mbijetuar 25 të plagosur rëndë. Ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe 64 persona nga ky fshat.

Bashkë me Kurtin, homazhe në Krushë të Madhe bëri edhe deputetja, Vjosa Osmani, njëherësh kandidate për presidente e Lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme e po ashtu liria dhe pavarësia e shtetit tonë nuk ka as kuptim pa pasur drejtësi për viktimat e regjimit gjenocidal serb”, tha Osmani.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6.500 persona kanë qenë të zhdukur.

Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të pagjeturve.

Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë.

Zgjidhja e fatit të personave të pagjetur është një nga pikat e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e cila është nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020 në Uashington nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Çështja e të pagjeturve është gjithashtu në agjendën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. /Rel/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result