ALBIN KURTI PRANON URIM NGA KRYEMINISTRI BRITANIK

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar urim nga kryeministri britanik, Boris Johnson.

Aty pos mbështetjes nga Britania e Madhe u theksua edhe vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu ekzekutiv letrën e urimit e mori gjatë takimit me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Në letër urim, kryeministri Johnson e vlerëson lart miqësinë e afërt historike mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ai rithekson zotimin e Mbretërisë së Bashkuar për integrimin e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e Kryeministrit.

Në letër përmenden edhe çështje të tjera si menaxhimi i pandemisë dhe zgjedhjet e 14 shkurtit etj.

“Ai thekson se mirëpret dhe mbështet fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe luftimin e pandemisë COVID-19.Në përmbyllje të urimit, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar shpreson që rezultati historik nga zgjedhjet e 14 shkurtit do të ofrojë mundësi të reja për Kosovën për progres në dialogun me Serbinë. Ai rithekson se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë asistencë teknike për të mbështetur kryeministrin Kurti në programin prioritetet e përcaktuara nga qeveria për ambicioz të reformave”, vazhdoi njoftimi. 

Share This Article