Albin Kurti takon kancelarin Scholz në Berlin: Nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin, ku po merr pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

Kurti shprehet përmes një postimi në rrjete sociale se me Scholz kanë diskutuar për marrëdhëniet Gjermani-Kosovë, ndërsa nuk dihet nëse kanë folur për dialogun me Serbinë.

“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD të këtij viti, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin e Gjermanisë, duke nënvizuar fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, shkruan Kurti.

Share This Article