Albright për bustin: Ju falënderoj që më keni bërë kaq të gjatë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Para pak minutave tek obelesku i ‘New Bornit’ u përurua busti i Ish-sekretares amerikane të shtetit,  Madeleine Albright.

Para të pranishmëve sekretarja Albright i ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mikpritjen që i bënë asaj në ceremoninë e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga NATO.

“Do të doja të ju falënderoja të gjithëve për këtë ndier. E falënderoj atë që më ka bërë kaq të gjatë. Kjo shtë Kosova. Sepse ne ishim në gjendje që ta duam Kosovën, të sjellim paqe në Kosovë”, ka deklaruar ish-sekretarja e shtetit.

Tutje ajo ka thënë se ndjehet krenare që është në Kosovë.

“Jam shumë krenare që jam këtu. Nuk kam lindur në SHBA. Por SHBA është shtet i madh që e ndihmon paqen dhe stabilitetin. Jam e nderuar”, ka deklaruar në fund Albright.

Share This Article