Televizioni i parë shqiptar i diasporës në Britaninë e Madhe, Albuk Tv sot ka filluar transmetimin edhe në platformën televizive ALBtelecom në Shqipëri në Kanalin nr 37.
Albuk Tv i themeluar tre vite me parë transmetohet në të gjitha platforma televizive në Kosovë, si në Kujtesa, Ipko, Art Motion, Telekom dhe operatorë tjerë televiziv. Në Maqedoni transmetohet në Telekom Maqedonia, kurse për botë është në IPTV.
Themeluesi i Albuk Tv, Helidon Kastrati ka njoftuar se janë në bisedime edhe me ABCom-Vodafone, që të fillojë transmëeti i Albuk Tv edhe në këtë platformë.
Duke i përshkruar tre vite të ALbuk Tv, Z. Kastrati thotë se nuk kishte besuar as vet se si kjo dirtare e diasporës do të ecte me hapa kaq gjigant, për t’u bërë një platformë shumë e mirë, sidomos për shqiptarët jashtë atdheut të tyre në Britaninë e Madhe.
Albuk Tv është televizioni i parsë shqiptar në Britani të Madhe, ku për shikuesit e vet sjell tema dhe informacione për mërgatën shqiptare jo veç në Britani, por anëkënd botës dhe nga trojet shqiptare, ku prezanton emisione kultrore, intervista, debate që për qellim kanë kulturën, traditen dhe jetën shqiptare.




