Ariana Grande këngëtarja me famë ndërkombëtare ka rrëfyer se në albumin e saj të ardhshëm “Eternal Sunshine” do të këndojë një këngë me gjyshen e saj 98-vjeçare.
Teksa në një postim ajo ka treguar listën e këngëve, në titullin e fundit të këngës ajo ka përmendur edhe gjyshen e saj Marjoire.
Ylli i popit duket se ka një marrëdhënie të veçantë me gjyshen pasi në çdo ngjarje ajo është fotografuar gjithmonë pranë këngëtares.