Alcaraz “mbreti” i ri i Wimbledon

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretërimi i Novak Xhokoviç në botën e tenisit ka përfunduar. Një 20 vjeçar spanjoll është mbreti i ri i Uimbëlldonit, turneut më të vjetër në botë për fushat me bar. Karlos Alcaraz numri 1 në botë ka triumfuar në finale me rezultatin 3-2 ndaj Xhokoviç që është numri 2 në renditje. Për tenistin spanjoll kjo është fitorja e parë në karrierë në Uimbëlldon dhe e dyta në një Grand Slem pas triumfit në vitin 2022 në US Open.

Për 4 orë e 42 minuta dy tenistët më të mirë në botë dhuruan një sfidë të hapur deri në fund. Loja e dy tenistëve ishte me luhatje, pasi herë udhëhiqte njëri e herë tjetri.

Ndeshja nisi më mirë për Djokoviç, që fiton me lehtësi 6-1 setin e parë dhe ishte pranë triumfit në setin e dytë, por në “taj break” Alcaraz fitoi 7-6. Me këtë ritëm spanjolli dominon e fiton 6-1 setin e tretë, por në të katërtin rikthehen ekuilibrat, pasi tenisti serb shkëputet e fiton 6-3, duke barazuar 2-2 setet.

Në setin final, Alcaraz fiton një “game” me topat e kundërshtarit dhe e ruan avantazhin deri në fund, duke fituar 6-4. Lot gëzimi për spanjollin që me këtë fitore të madhe konsolidon veten në krye të renditjes së tenistëve më të mirë në botë.

Share This Article