Kryedemokrati Sali Berisha prezantoi sot logon me të cilën “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Ai theksoi se kjo logo ka një simbolikë të fortë, duke përdorur faktin që ndodhet e para në fletën e votimit, duke e cilësuar si njëshin, që është i pari dhe më i miri.
Berisha e quajti këtë logo si “logo të betejës”, me të cilën demokratët do të shkojnë drejt fitores më 11 Maj.
Deklarata e kryetarit te PD, Sali Berisha:
Të nderuar miq! Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari.
Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh.
Pra ata që votojnë për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore votojnë 1-shin.
Defakto janë 1-sha.
Nuk mohohet, të jesh 1-sh, tu përkasësh 1-shave është një nder, një privilegj, është një detyrë të qëndrosh në lartësi.
Po kjo do të jetë e gjithë, por nuk po ndalem tek flamuri që ka bukurinë e tij mahnitëse. Logoja, pra çdo gjë, siç e shihni është logoja e betejës, logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 majit.