Aleanca për Shqiptarët (ASH) në Kumanovë ka reaguar ashpër kundër grafiteve me përmbajtje raciste që janë shfaqur nëpër disa vende në Kumanovë, me çrast hapur kërkohet vdekja e shqiptarëve.
“Ky veprim nuk ka ndodhur për herë të parë, por është përsëritur edhe në të kaluarën disa herë, dhe se deri tani asnjëherë nuk është gjetur fajtori dhe askush nuk është dënuar për këtë vepër me thirje raciste.
Bëjmë apel MPB menjëherë ti gjejë fajtorët që hapur kanë shprehur urrejtje dhe ti paraqesin para organeve të drejtësisë. Nëse u kapën të rinjtë që shkruajtën kundër dukurive negative që e identifikojnë partinë shqiptare në pushtet BDI-në, atëherë institucionet duhet të veprojnë edhe në këtë rast ku hapur shprehet racizmi dhe urrejtja kundër një etnie siç janë shqiptarët dhe ku kërkohet vdekja e shqiptarëve”, thekson dega e ASH-së Kumanovë.