Aleanca për Shqiptarët reagon për vdekjen e 22 vjeçarit në burgun e Kumanovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për vdekjen e 22 vjeçarit në burgun e Kumanovës. Nga kjo parti kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, drejtorit dhe zëvendës drejtorit të burgut si dhe  kërkojmë përgjegjësi penale dhe morale për këtë rast.

“Aleanca për Shqiptarët të hidhur nga rasti kërkon përgjegjësi të plotë nga organet kompetente, dhe personat përgjegjës të cilët duhej t’i jepnin ndihmën e parë të riut. Në rrethana të tilla, dikush patjetër që duhet të merr përgjegjësi dhe publikisht të tregojë arsyen e vdekjes. Burgu nuk guxon të jetë stacioni i fundit i askujt, e aq më pak i një të riu që ndodhej aty për t’u resocializuar dhe reintegruar që nesër, po kjo shoqëri t’i ofrojë jetë dhe jo vdekje”, thuhet mes tjerash në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Ndryshe, 22 vjeçari i cili ndërroi jetë mbrëmë në burgun e Kumanovës, dyshohet të ketë tepruar me përdorimin e pilulave qetësuese. Kështu thonë familjarët, të cilët ankohen edhe për trajtimin mjekësor në këtë burg. I ndjeri para 10 ditësh ishte transferuar nga Ohri ku po vuante dënimin për 1 vjet./Alsat/

Share This Article