Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Tiranë po zhvillon sot me mbështetjen edhe të opozitë së bashkuar, protestën e dytë që pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Njësoj si të hënën, protesta zhvillohet përpara Ministrisë së Brendshme. Mësohet se në protestë do të mbajnë fjalime artistët dhe jo politikanët.
Nga ana tjetër në gërmadhat e ish-teatrit vijon puna për largimin e inerteve dhe pastrimin e zonës.