Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë: Mund të kthehemi në 1997

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën, i ka bërë thirrje Presidentit që, si garant i Kushtetutës të shpërndajë Kuvendin dhe në konsultime politike të caktojë një datë të përshtatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në një takim të hapur me përfaqësues të shoqërisë civile, medias, organizatave të bizenist etj, anëtarët e saj kërkuan qetësimin e situatës, pasi vendi është drejt një konflikti civil.

“Shkohet drejt një konflikti total, qoftë nga ana institucionale qoftë ligjore. Që do të thotë se mund të ndodhin çudira. Mund ti kthehemi 1997.”

Nga ana tjetër, Aleanca u bën thirrje të gjithë qytetarëve vlonjatë të mos bëhen bashkëpunëtorë të proçesit të 30 Qershorit, që synon eliminimin e pluralizmit politik dhe kthimin e vendit ne monizëm.

“Situata në vend po shkon drejt një dekadence ligjore. Kemi detyrimin qytetar të bashkohemi dhe në thelb të ndërgjegjësojmë dhe pjesën tjetër të qytetarëve për realitetin i cili na pret nëse nuk reagojmë”

Aleanca në deklaratën e saj u shpreh se vendi është në një rrezik për demokracinë dhe pluralizmin nga tentativa e Edi Ramës për të zhvilluar një proces fals ne 30 Qershor.

Share This Article