ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Komentet e Britanisë për emigrantët, Rama: Kërkon të gjejë “kokë turku” për vendimin fatal të Brexit 2 hours ago
Rama thumbon Farage nga Londra: Më kërkoi 28 Nëntorin për të vizituar Shqipërinë, por i thash do dukesh i vogël para Heroit tonë Kombëtar 2 hours ago
Ndalimi i avokatit Ulian Barjami, Gjykata e Elbasanit: Nuk u krye në ambientet e gjykatës dhe nuk lidhet me vendimmarrje gjyqësore 2 hours ago
Ambasadori i SHBA-së në OKB: Ka ardhur koha që misioni i UNMIK-ut të tërhiqet nga Kosova 2 hours ago
Çekia ndalon monopatinat elektrike, shkak rreziqet e shtuara në rrugë dhe bllokimi i vendkalimeve të këmbësorëve 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Aleati i Erdogan “ndez gjakrat” në Mesdhe: Qipro turke të bashkohet me ne!

albnews by albnews
21 October, 2025
in Bota
0
Aleati i Erdogan “ndez gjakrat” në Mesdhe: Qipro turke të bashkohet me ne!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Udhëheqësi nacionalist turk Devlet Bahçeli ka bërë thirrje që Parlamenti i Republikës Turke të Qipros Veriore të mbajë një votim për bashkimin me Turqinë, vetëm dy ditë pas zgjedhjes së Tufan Erhurman si president i ri i komunitetit turko-qipriot.

Bahçeli, aleat i ngushtë i presidentit Rexhep Tajip Erdoğan dhe figura kryesore e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), deklaroi se çdo përpjekje për një zgjidhje federale të çështjes qipriote është e papranueshme.

RelatedPosts

Çekia ndalon monopatinat elektrike, shkak rreziqet e shtuara në rrugë dhe bllokimi i vendkalimeve të këmbësorëve

Takimi në Budapest-Ministri i Jashtëm polak: Nëse Putini kalon hapësirën tonë, do arrestohet

Terror në 36.000 metra, avionit në fluturim i thyhet xhami nga objekti misterioz, plagoset piloti

“Parlamenti i Republikës Turke të Qipros Veriore duhet të mblidhet urgjentisht, të shpallë rezultatet e zgjedhjeve dhe të deklarojë se rikthimi në modelin federal është i papranueshëm. Ai duhet të votojë për t’u bashkuar me Republikën e Turqisë”, tha Bahçeli gjatë një fjalimi në grupin parlamentar të partisë së tij.

Këto deklarata vijnë në një moment kur fitorja e politikanit të qendrës së majtë, Tufan Erhurman, është parë nga shumë analistë si një mundësi e re për rinisjen e bisedimeve paqësore midis dy komuniteteve të ishullit, atij greko-qipriot dhe turko-qipriot. Erhurman ka premtuar se do të përpiqet të ringjallë negociatat e ngecura prej tetë vitesh.

Presidenti Erdoğan e ka uruar Erhurmanin për fitoren e tij në zgjedhjet e së dielës, por komentet e Bahçelit nënvizojnë tendencën e bllokut nacionalist për ta thelluar lidhjen politike dhe territoriale të Qipros Veriore me Ankaranë.

Ishulli i Qipros është ndarë që prej vitit 1974, pas pushtimit turk që pasoi një grusht shteti të mbështetur nga Athina. Që prej asaj kohe, vetëm Turqia e njeh Republikën Turke të Qipros Veriore, ndërsa pjesa tjetër e botës e njeh qeverinë greko-qipriote në jug si përfaqësuese të vetme legjitime të Qipros.

Bisedimet për ribashkimin e ishullit dështuan në vitin 2017, dhe që atëherë tensionet midis dy palëve kanë mbetur të ngrira, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për rifillimin e dialogut. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Komentet e Britanisë për emigrantët, Rama: Kërkon të gjejë “kokë turku” për vendimin fatal të Brexit

Komentet e Britanisë për emigrantët, Rama: Kërkon të gjejë “kokë turku” për vendimin fatal të Brexit

21 October, 2025
Rama thumbon Farage nga Londra: Më kërkoi 28 Nëntorin për të vizituar Shqipërinë, por i thash do dukesh i vogël para Heroit tonë Kombëtar

Rama thumbon Farage nga Londra: Më kërkoi 28 Nëntorin për të vizituar Shqipërinë, por i thash do dukesh i vogël para Heroit tonë Kombëtar

21 October, 2025
Ndalimi i avokatit Ulian Barjami, Gjykata e Elbasanit: Nuk u krye në ambientet e gjykatës dhe nuk lidhet me vendimmarrje gjyqësore

Ndalimi i avokatit Ulian Barjami, Gjykata e Elbasanit: Nuk u krye në ambientet e gjykatës dhe nuk lidhet me vendimmarrje gjyqësore

21 October, 2025
Ambasadori i SHBA-së në OKB: Ka ardhur koha që misioni i UNMIK-ut të tërhiqet nga Kosova

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Ka ardhur koha që misioni i UNMIK-ut të tërhiqet nga Kosova

21 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result