Aleati i Presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Medvedev, paralajmëroi Poloninë anëtare të NATO-s të se ajo tani konsiderohet “armik i rrezikshëm” dhe se mund “të humbasë statusin nëse vazhdon rrugën e saj aktuale”.
Zëvendëskryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë i bëri komentet në një shkrim prej 8000 fjalësh mbi marrëdhëniet ruso-polake, duke thënë se Moska tani ka një “armik të rrezikshëm”.
“Ne do ta trajtojmë atë (Poloninë) saktësisht si një armik historik. Nëse nuk ka shpresë për pajtim, Rusia duhet të ketë vetëm një zgjedhje në lidhje me fatin e saj. Historia, më shumë se një herë, u ka dhënë një verdikt polakëve arrogantë: pavarësisht sa ambicioze janë planet revanshiste, rënia e tyre mund të çojë në vdekjen e shtetësisë polake në tërësi”, shkruan ai.
Pikëpamjet e Medvedev vijnë në sfondin e luftës në Ukrainë, e cila ka acaruar më tej marrëdhëniet tashmë të acaruara midis Varshavës dhe Moskës.
Polonia, e cila ka mbështetur Ukrainën, akuzon Rusinë se po përpiqet të destabilizojë vendin me fushata dezinformimi dhe spiunazhi.