Alexei Navalny ndërroi jetë pak ditë më parë, vëllai i tij pjesë e listës së personave në kërkim nga Kremlini

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vëllai i vogël i iAlexei Navalny, kritikut të Putinit që ndërroi jetë pak ditë më parë në burg, është shtuar në listën e Kremlinit për personat në kërkim.

Oleg Navalny tani shfaqet si “i kërkuar” në bazën e të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse ndërkohë që nuk bëhen publike akuzat ku bazohet një akt i tillë.

Kujtojmë se Alexey Navalny vdiq të premten në një burg në Siberi pasi u burgos pas kthimit në Rusi.

Gruaja e Navalny, Yulia Navalnaya, ka bërë thirrje për mundësinë e tërheqjes së trupit të tij dhe është zotuar të vazhdojë punën e bashkëshortit  të saj të ndjerë.

Share This Article