Alfio flet pa dorashka mbi banoren e “BBV3” që pati pëlqim në fillim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I ftuar në “Big Brother Radio” ishte kuzhinieri dhe ish-banori i “BBV3” Alfio Rrotani, i cili u eleminua para pak ditësh. Alfio u pyet mbi eksperiencën e tij në spektakël dhe u shpreh si më poshtë:

Kur del normalisht që do presësh mesazhe si komplimente, edhe sharje. Është hera e parë që më ndodh në jetë, nuk kam parë asnjë koment negativ. Jam surprizuar shumë. Më kanë përkrahur. Jam shumë i lumtur që e provova… Isha aty brenda dhe e provova ndjesinë

Por a do lidhej ai brenda “BBV3” nëse do të kishte qëndruar më gjatë?! Ai shprehu se në fillim kishte pasur pëlqim për Heidin, por asgjë më tepër.

Unë e kam thënë gjithmonë, po të ishte ndonjë vajzë që për mua do ia vlente, sepse kam disa kritere. Në radhë të parë është bukuria që reflektohet në shijet e mia. Shoh pjesën e inteligjencës dhe mënyrën si sillet. Aty kishe mundësi ta shihje. Me asnjë nga vajzat aty nuk do kisha nisur diçka. Pata një pëlqim për Heidin në fillim. Por që u bllokua aty dhe ngeli.

Share This Article