Ali Ahmeti: Madeleine Albright asnjëherë nuk do të harrohet nga kombi shqiptar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Bashkimit Demokratik u shpreh se me pikëllim ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një nga personalitetet më të shquara të politikës dhe diplomacisë botërore, Madeleine Albright.

 “I paharrueshëm ndër ne do të mbetet kontributi i saj për pavarësinë e Kosovës, personaliteti paqedashës dhe përkrahja e madhe që çdoherë i ka dhënë vendit tonë në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në strukturat euro-atlantike”

 “Kujtimet nga takimet me zonjën Albright më kanë lënë mbresa të veçanta duke e ndjerë atë si pjesë e jona e pandarë në historinë moderne të kombit tonë, ku zonja Albright zë vend të rëndësishëm dhe nuk do të harrohet asnjëherë nga kombi shqiptar”, shkruan Ahmeti.

Ndryshe, mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Ajo vlerësohet se pati ndikim të madh për të bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.

Albright ishte gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë.

Familja e saj ka bërë të ditur se Albright ka vdekur shkaku i kancerit dhe se në momentet e fundit ishte e rrethuar me anëtarët e familjes.

 “Me zemër të thyer ju njoftojmë se Madeleine K. Albright, Sekretarja e 64-të e Shtetit dhe gruaja e parë që ka mbajtur atë postë, sot ka ndërruar jetë. Ajo kishte kancer”, shkruan në njoftimin e familjes në rrjetet sociale. /

Share This Article