Ali Ahmeti mbështet Listën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së veriut, Ali Ahmeti, sot gjatë ditës ka pritur në takim kandidatët për deputet nga lista e “Koalcioni t të shqiptarëve të Luginës” me të cilët ka biseduar për situatën e përgjithshme politike në Luginë si dhe gjendjen e shqiptarëve në rajon.

Ahmeti, pas takimit të zhvilluar në Tetovë, ka dal hapur në mbështetje të listës së udhëhequr nga Shaip KAmberi, për të cilin ka thënë se shqiptarëve u duhet një përfaqësim dinjitoz si i tij.

“Sot mirëprita delegacionin nga Presheva të Partisë për Veprim Demokratik, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes së Progresit Demokratik, të kryesuar nga Shaip Kamberi, bartës i listës së ‘Koalicionit të Shqiptarëve’ në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të tre Prillit në Serbi.

E përgëzova deputetin Shaip Kamberi për guximin dhe opozitarizmin që bën në Kuvendin e Republikës së Serbisë dhe bashkë diskutuam mbi situatën e përgjithshme politike në Luginë si dhe gjendjen e shqiptarëve në rajon. Deputeti Kamberi në zgjedhjet e 3 Prillit në Serbi garon për mandatin e dytë, e shqiptarëve u duhet një përfaqësim dinjitoz si i tij” – ka shkruar Ali Ahmeti pas takimit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka thënë edhe se: “Unifikimi i subjekteve politike është hap i rëndësishëm në trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat shqiptarët atje po përballen ku bashkë vlerësuam se uniteti i partive politike shqiptare të Luginës, rreshtimi i duhur politik i tyre dhe stabiliteti i institucioneve janë shumë të rëndësishme.”

Share This Article