Alibeaj: Emërimi i Ulsi Manjës si ministër Drejtësie, provokim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se emërimi i Ulsi Manjës si ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare.

“Qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën. Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të dosjes 184, është një shembull negativ që cenon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj”, tha Alibeaj.

Ky, sipas tij, “është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët”. “Përkundrazi, vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Alibeaj./ATSH/ 

Share This Article